Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë/ Ecuria e biznesit u rrit me 8.6 %

TIRANË, 9 prill  /ATSH/ Biznesi dhe konsumatorët shprehen optimist për ecurinë pozitive të biznesit gjatë tremujorit të parë të vitit 2021.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se biznesi dhe konsumatorët në tremujorin e parë të këtij viti e rritën besimin në sektorin e tregtisë me 5.4 %, që shënon nivelin mbi mesataren historike.
Sipas të dhënave përmirësimi i këtij treguesi i atribuohet kryesisht rritjes së balancës së ecurisë së biznesit, me 8.6 %.
Ndërkohë që rritje shënojnë edhe komponentët e tjetër përbërës të këtij sektori.
“Balanca e pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, u rrit me 2.2 % dhe rritje shënuan edhe balancat e tjera të vrojtimit si gjendja financiare, punësimi dhe pritjet për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm”, thekson BSH-ja. /a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.