Ulen në 2.58 % interesat për obligacionet dyvjeçare

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, obligacionet me maturim dyvjeçar u shitën në ankand me një normë interesi 2.58 %, në rënie nga niveli 2.65 % i shënuar në ankandin e muajit të kaluar.

Kërkesat e paraqitura në ankand ishte për vlerën 8.8 miliardë lekë, nga 6.9 miliardë lekë obligacione të nxjerra në shitje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Banka e Shqipërisë shprehet se individët kanë rritur interesin për të blerë obligacionet e qeverisë shqiptare.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF)  blerjet e obligacioneve në tregun primar nga individët u rritën me 51 % gjatë vitit 2020. Rritja e kërkesës për blerë obligacione nga individët është nxitur sidomos nga normat më të mira të interesit krahasuar me depozitat bankare.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.