TIRANE, 19 Mars /ATSH/- Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Spiecapag, kontraktor i TAP, janë përkushtuar që të pajisin ekipet e punës me barela të ndihmës së parë deri në fund të muajit Mars.
Sipas njoftimit për shtyp nga TAP sqarohet se deri më tani, 12 ekipe pune janë pajisur me barela dhe persona të caktuar janë trajnuar si t’i përdorin.
Pas kësaj faze, mjekët e kampit do të sigurojnë gjithashtu trajnime në terren për përdorimin korrekt të barelës së ndihmës së shpejtë. Ky trajnim do të përfshijë udhëzime për trajtimin e dëmtimeve të lehta dhe vendosjen e sigurt e personit të lënduar në barelë si edhe, nëse do të nevojitet, transportimin në vendin më të afërt për trajtim ose në një ambulancë. Nëse dëmtimi është i rëndë, do të pritet derisa një infermier ose doktor të arrijë në vend.
Kjo nismë ka i dhënë tashmë rezultatet e para. Me datë 12 Mars, ekipi i doktorëve të TAP dhe Spiecapag ndihmoi nxënësit e aksidentuar pranë fshatit Verzhezhë, ndërkohë që po shkonin në shkollë. Automjeti që po transportonte nxënësit doli nga rruga dhe ra rreth 30 poshtë në luginë. Doktorët dhe auto-ambulanca e TAP dhe Spiecapag ndihmuan në transportin e të lënduarve në spital. Gjithashtu u ofrua ndihmë për ngritjen e minibusit.
Pajisja e ekipeve të punës me barela të ndihmës së parë është një vendim vullnetar i TAP dhe Spiecapag për të rritur më tej standardin e sigurisë. Politikat e TAP për sigurinë teknike dhe shëndetin parashikojnë kujdesjen për komunitetet përgjatë gjurmës, forcës punëtore dhe aksionarëve.
Ndërtimi i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), është vepra më të madhe energjetike në Shqipëri
TAP është një projekt për zhvillimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës.
TAP-i pas lidhjes me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek, do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.
Projekti ka nisur punimet në pjesën shqiptare në vitin 2016 dhe aktualisht është kryer mbi mbi 60% e punimeve, nërsa parashikohet që në vititn 2020 të nisë kalimi i gazit në Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP).
Ndërtimi i TAP-it do të ofrojë rrugën e transportit më të drejtpërdrejtë, më logjike dhe më me efikasitet kostoje, duke hapur kështu Korridorin Jugor të Gazit, një sistem 4000 km i gjatë me vlera gazifikimi që shtrihet nga Deti Kaspik e deri në Evropë. e.xh/ /a.g/













