Ballina Bota

MV – Numër rekord ditor viktimash nga Covid-19

SHKUP, 3 prill /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 50 viktima nga koronavirusi, që është numri më i lartë i vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, si dhe 1 320 raste të tjera pozitive me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 132 740, ndërsa numri i vdekjeve në 3 860.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 457 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit duke e çuar në 108 197 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 633 407 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4 174 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 20 683./ a.jor.​​​​​​​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Shkollat e reja me kushte fantastike të mësimdhënies
Artikulli tjetërSpiropali në Kamëz/ Përfundon kalvari i përmbytjeve dhe gangrena e sëmundjeve për 200 familje