TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kandidatja për deputete Albana Vokshi zhvilloi një takim me banorët e njësisë 9.
Vokshi vuri në dukje se për 8 vjet banorët e kësaj zone në njësinë 9, nuk kanë ekzistuar as për Erion Veliajn, as për Edi Ramën.
“Certifikatat e legalizimit po i shpërndan Ogerta Manastirliu natën dhe fshehurazi shtëpi më shtëpi”, tha Albana Vokshi.
“Gjithë shteti punon për disa pushtetarë dhe oligarkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk sjellin dot ndryshim. Ndryshimin e bëjmë me votë në 25 prill, për të patur qeverinë e Lulzim Bashës që kujdeset për ju. Akoma ka ngelur Tirana me projektet që ka bërë Lulzim Basha dhe që këta i lanë në mes. Duhet të rimarrim ritmet e zhvillimit. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke votuar masivisht për PD. 25 prilli do të jetë dita e fitores për fëmijët tanë”, tha Vokshi.
/r.e/














