Ballina Flash

Basha në Elbasan: 25 prilli është ndryshimi i madh për çdo të ri

TIRANË, 28 mars /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Elbasan, në piknikun e organizuar nga të rinjtë e këtij qyteti.

Basha u zotua se Elbasani do ketë një kampus të ri dhe modern universitar.

“Tirana me Elbasanin pёr shkak tё kësaj rruge janë dy qytetet mё afër njëri-tjetrit nё gjithё Shqipërinë. Mirëpo unё e kuptoj sikurse flisnin pёr atё rrugё dhe pёr tunelin e Elbasanit, tunelin e Kërrabës atëherë, shumica e njerëzve thonin s’ka pёr tu bёrё nё fakt e bёmё apo jo?! Tani nё kёtё vend ku ndodhemi sot këtu nё tё gjithё kёtё hapësira tё bukur qё ёshtё kaq afër qytetit tё Elbasanit, edhe këtu kemi patur njё plan, i cili pёr fat tё keq nuk ёshtё bёrё realitet kanё kaluar 8 vite dhe pёr kёtё plan kanё folur dhe kundërshtarët tanё politik qё kanё patur 8 vite kohë qё ta realizojnë. Dua njё zotim t’ua jap atyre qё janë nё universitet akoma dhe gjimnazistëve tё Elbasanit dhe gjithё atyre qё duan tё vijnë e tё studiojnë nё universitetin e Elbasanit, se ju qё po mbaroni pёr fat tё keq do ta shijoni por nuk do tё jeni pajës e këtij zhvillimi sepse jeni nё fund tё studimeve dhe se pёr ju kam tё tjera prioritete. Pёr ju kam prioritet zgjimin ekonomik tё Elbasanit dhe Shqipërisë dhe sigurimin e vendeve tё punës. Ndërsa për gjithë studentët e kam një zotim dhe dua ta përsëris: Ekziston një koncept, një ide që këtë park të bukur këtu, sigurisht jo gjithë parkun por një pjesë të parkut ta përdorim për të ndërtuar këtu një nga kampuset më moderne universitare të Shqipërisë. Mbani mend para disa ditësh pata një konferencë me aleancën e universiteteve europiane dhe me komisioneren europiane për digjitalizimin. E mbani mend”, tha ai?

Basha shtoi se ajo që e bëri të paharrueshme ishte dhe reagimi i kryeministrit në ikje që u tërbua, tha se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme.

“Është ndërhyrje në fushatë”- tha. Jo nuk është ndërhyrje në fushatë por është shprehje e besimit që kanë europianët tek rinia shqiptare dhe tek Partia Demokratike dhe tek planet tona që së bashku me ta ti japim të rinjve dhe të rejave shqiptare të njëjtat mundësi të njëjtat mekanizma si rinisë Europiane. Dhe ju e dini Europa ka ndarë shuma të mëdha parash për universitetet e Ballkanit, është një mëkat i vërtetë që Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë nga këto fonde, jo për faj të universiteteve por për faj të qeverisë. Dhe ju e dini unë kam studiuar jashtë dhe ja dedikoj një pjesë të madhe të suksesit tim në jetë faktit që më është dhënë kjo mundësi për të studiuar jashtë në një kohë ku kjo mundësi u ofrohej shumë pak njerëzve. Sot  duhet t’ju them diçka tjetër, me teknologjinë që ka avancuar, me këtë vëmendje të veçantë që ka Europa për të trajnuar të rinjtë shqiptarë me mënyrën se si i njoh mekanizmat që funksionojnë për të sjellë qoftë trajnimin qoftë trajnuesit, apo për t’ju nxjerrë ju nëpër program ne Exchange që i thonë, pra programe shkëmbimi nëpër universitetet europiane. Unë ju siguroj që shumë shpejt rinia e Elbasanit dhe rinia e gjithë Shqipërisë do të ketë të njëjtën përgatitje profesionale si rinia europiane dhe do të jetë e gatshme për tregun e punës. ”, tha ai.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon mesazhin e qytetarit/ Kryeministri dhe PS po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Basha e PD infektim masiv
Artikulli tjetërNASA: Toka e sigurt nga asteroidët edhe për 100 vjet