Rama publikon mesazhin e qytetarit/ Kryeministri dhe PS po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Basha e PD infektim masiv

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar turp dhe papërgjegjshmëri takimet që po zhvillon kryetari i Partisë Demoraktike, Lulzim Basha në të cilat vihet re mungesa e masave që parandalojnë përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2.

Rama publikoi edhe një mesazh të cilin i kishte nisur një qytetar, ku krahas një fotoje të mitingjeve që po zhvillon Basha, shprehej se ndërsa Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv.

“Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në WhatsApp: Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv. Turp, papërgjegjshmëri, me këta Shqipëria fiton infektimin”, deklaroi Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.