Ballina Bota

COVID-19 – Danimarka zgjat kufizimet e udhëtimit

KOPENHAGË, 26 mars /ATSH-DPA/ – Kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë së COVID-19 do të qëndrojnë në fuqi për Danimarkën deri më 20 prill, njoftoi sot qeveria ndërsa u bëri thirrje banorëve të saj kundër udhëtimeve jashtë vendit për momentin.

“Kufizimet ekstreme në aktivitetin e udhëtimit janë një element kryesor i përpjekjeve për të kontrolluar përhapjen e infeksionit”, lexohet në deklaratën e qeverisë.

Kushdo që dëshiron të hyjë në Danimarkë duhet të vazhdojë të paraqesë rezultate negative të testit COVID-19 dhe të ketë një arsye të mirë për të bërë udhëtimin.

Qeveria ka shkurajuar, gjithashtu, edhe udhëtimet e biznesit. Përjashtimi i vetëm është për transportin e mallrave përtej kufirit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformimi i portit, port i ri tregtar në Porto Romano, parku fotovoltaik, lagjja e re në Spitallë, Eco Parku/ Fillimi i një epoke të re për Durrësin dhe Shqipërinë
Artikulli tjetërVaksinimi masiv/ Gati 1100 vaksinatorë në të gjithë Shqipërinë