Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 27 mars 2021

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike . Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta dhe alternime vranësirash në pjesën e dytë të ditës.

Do ketë mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Gjithashtu parashikohen dhe ngrica dhe akullzime prej temperaturave negative. Dëborë e ngrirë në zonat malore.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i Juglindjes-Jugperëndimit e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:        

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/18 Diell re
Kukës 1/13 Diell re
Lezhë 4/17 Diell re
Dibër -1/12 Diell re
Durrës 6/17 Diell re
Tiranë 5/19 Diell re
Elbasan 6/18 Diell re
Berat -0/19 Diell re
Vlorë 5/19 Diell re
Korcë -1/12 Diell re
Gjirokastër 1/17 Diell re
Sarandë 5/20 Diell re

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Vaksinimi antikovid i rëndësishëm”/ Brataj: Vaksina kineze efikase
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/3/2021