Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Të forcojmë bashkëpunimin me Ankaranë

BRUKSEL, 25 mars /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian i kërkoi sot presidentit turk Recep Tayyip Erdogan garanci të vullnetit të tij të mirë për të rinovuar marrëdhëniet e vështira mes Bllokut dhe Ankarasë.

“Bashkimi Europian është i gatshëm të angazhohet me Turqinë në një mënyrë progresive, proporcionale dhe të kthyeshme, në mënyrë që të forcojë bashkëpunimin në një numër fushash me interes të përbashkët dhe të marrë vendime të mëtejshme në takimin e Këshillit Europian të qershorit”, shkruhet në deklaratën e miratuar nga liderët e BE-së në një samit me video-konferencë.

Ata theksuan se kusht i domosdoshëm duhet të jetë ulja e vazhdueshme e tensioneve dhe angazhimi i Turqisë në mënyrë konstruktive./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Nga hapja zyrtare e fushatës së PS-së
Artikulli tjetërMandati i tretë, sepse Shqipëria nuk do mund të vonohet më prej tyre