Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 340 m3/s, prodhimi ditor mbi 21 mijë MWh

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 340 m3/s, ndërsa prodhimi është 21 200 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 340 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-t të Fierzës është 292.25 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-t të Komanit është 172.08 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-n e Vaut të Dejës është 73.90 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-n e Fierzës është 8800 MWh, në Koman 8300 MWh dhe në Vaun e Dejës 4100 MWh. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParqet fotovoltaike/ Colangeli: Hap i rëndësishëm që Shqipëria të bëhet eksportuese energjie të pastër
Artikulli tjetërKaliumi? Jo vetëm te bananet!