Ballina Flash

Kaliumi? Jo vetëm te bananet!

ROMË, 25 mars /ATSH/ – Kaliumi është një mineral shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut, pasi merr pjesë në tkurrjen e muskujve, përfshirë atë të zemrës, ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve dhe mineraleve brenda dhe jashtë qelizave dhe ndihmon në ruajtjen e presionit normal të gjakut, shkruan faqja e internetit ”Il Giornale”.

Shumë njerëz hanë banane, por ato nuk janë ushqimi i vetëm që siguron këtë mineral të çmuar.

Avokado, për shembull, është një frut i pasur me yndyra të pangopura, fibra, vitamina dhe minerale, përfshirë kaliumin.

Patatet e ëmbla ose patatet amerikane, përveç karbohidrateve, fibrave dhe vitaminës A gjithashtu sigurojnë sasi të mira të kaliumit.

Perimet jeshile me gjethe, veçanërisht spinaqi, janë burime të tjera të shkëlqyera të kaliumit.

Kush mund t’i rezistojë shalqirit gjatë verës?

Një frut i shijshëm dhe freskues, me një përmbajtje të lartë uji, por edhe mineralesh, përfshirë kalium dhe magnez, dhe vitamina A dhe C.

Midis frutave të pasura me kalium, ne kujtojmë edhe shegën, së cilës i janë atribuar kapacitete të forta antioksiduese pasi përmban vitamina, fruktozë, kripëra minerale. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKaskada e Drinit/ Prurjet 340 m3/s, prodhimi ditor mbi 21 mijë MWh
Artikulli tjetërBalla, në takimin e PSE: Politika e jashtme e Shqipërisë, 100 % në përputhje me atë të BE