Ballina Bota

RUSI – Parlamenti miraton ligjin për konsolidimin e pushtetit të Putinit

MOSKË, 24 mars /ATSH-DPA/ – Parlamenti rus miratoi sot një ligj që zbaton ndryshimin e diskutueshëm kushtetues që e lejon presidentin Vladimir Putin të mbajë pushtetin deri në 2036.

Duma votoi në favor të zerimit të viteve të Putinit si udhëheqës, që nga viti 2000, gjë që në teori e lejon atë të qeverisë edhe për 15 vjet të tjera.

Putin nuk ka thënë nëse ai në të vërtetë synon të qëndrojë në pushtet për kaq gjatë.

Sipas ligjeve të mëparshme, ai do të duhej të linte Kremlinin deri në vitin 2024.

Masa zbaton një pikë kyçe të kushtetutës së re, të cilën rusët e miratuan në një referendum nëntë muaj më parë.

Ky ishte rishikimi më i rëndësishëm kushtetues i historisë së Rusisë dhe gjithashtu i dha Putinit shumë më tepër pushtet, siç ishte emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Politikanët e opozitës, në atë kohë, e akuzuan Putinin për abuzim të pushtetit dhe mosrespektim të kushtetutës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit për lekun mbetet në nivelin 0.5 %
Artikulli tjetërCOVID-19/ 2302 të vaksinuar, 2475 testime, 696 të shëruar, 448 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit