Ballina Flash

Gjermania modernizon sistemin e mbrojtjes ajrore

BERLIN, 23 mars /ATSH-DPA/ – Sistemi i mbrojtjes ajrore të ushtrisë gjermane do të ndryshohet në vitet e ardhshme, sipas një plani të paraqitur sot nga Ministria e Mbrojtjes.

“Ministria ka në plan të modernizojë sistemin e raketave antiajrore “Patriot” nga 2023 e tutje”, njoftoi institucioni.

“Përveç kësaj, sistemi i mbrojtjes ajrore gjermane “Ozelot” do të zëvendësohet me aftësi të reja në mbrojtjen ajrore të lëvizshme deri në vitin 2026”, shtoi ministria.

Sistemi Ozelot, i cili është përshkruar nga Ministria e Mbrojtjes si i vjetëruar dhe jo i përshtatshëm, ka për qëllim të mbrojë trupat tokësore nga bombarduesit luftarakë dhe helikopterët sulmues.

Sistemi Patriot, ndërkohë, përdoret për të luftuar aeroplanë, raketa dhe raketa lundrimi dhe ka një diapazon dukshëm më të madh se Ozelot.

Ministria po promovon krijimin e një sistemi të ri të mbrojtjes së lehtë ajrore së bashku me vendet e tjera të BE-së./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Nënshkruhet marrëveshja e grantit me Austrinë për ndërtimin e lagjes së re në Mirditë
Artikulli tjetërFormalizimi i fermerëve/ Qeveria paguan deri në 60 % të kontributeve shoqërore