Formalizimi i fermerëve/ Qeveria paguan deri në 60 % të kontributeve shoqërore

TIRANË, 23 mars/ATSH/ Qeveria shqiptare përmes politikave të saj po nxit fermerët të formalizohen.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se nëse fermeri regjistrohet në zyrat e Punës, shteti paguan në sigurimet shoqërore për secilin prej tyre, rreth 46 % të kontributit për zonën fushore dhe rreth 59 % për zonën malore.

Denaj solli shembullin e Bilbil Xhafajt nga Vlora, i cili është fermer dhe do dhe pak kohë të mbushë moshën për të dalë në pension pleqërie.

Ai ka përfunduar llogaritjet paraprake dhe aplikimin.

“Kam paguar sigurimet për 17 vite si bujk. Dua edhe 2-3 muaj që të dal në pension, por nisa paraprakisht bërjen gati të dokumenteve që të miratohen deri në kohën e pensionit”, shprehet Xhafaj.

Ai shprehet se paguante sigurimet e bujkut privat që të mund të përfitonte një pension më të lartë.

Kështu, viti i sigurimit për efekt të llogaritjes së pensionit është i njëjtë me personat e vetëpunësuar në qytet.

Rreth 42 mijë pensionistë marrin shërbime pranë Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Vlorë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.