Ballina Bota

BM – Raab: Angazhimi ynë për NATO-n është absolut

BRUKSEL, 23 mars /ATSH-ANSA/ – Mesazhi im për partnerët tanë me rastin e takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s është i qartë: angazhimi i BM për Aleancën është absolut, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

“Mezi pres të diskutoj se si do të përshtatet NATO në adresimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballemi”, shtoi ai.

”Kam ardhur këtu për të shprehur angazhimin e SHBA për aleancën, që është guri i themelit për prosperitetin dhe stabilitetin e komunitetit transatlantik për më shumë se 70 vite”, ishte ndërkohë deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë një konference shtypi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me rastin e takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava e parasë/ Ndërgjegjësim i brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm
Artikulli tjetërKosovë, 10 humbje jete dhe 705 raste të reja me COVID-19