BRUKSEL, 21 mars /ATSH-AFP-ANSA/ – Samiti i Bashkimit Europian të enjten dhe të premten në Bruksel do të zhvillohet në videokonferencë, njoftoi sot një zëdhënës europian.
“Takimi i nivelit të lartë të enjten do të mbahet përmes videokonferencës për shkak të valës së re të koronavirusit në shumë vende anëtare”, theksoi Barend Leyts, zëdhënës i presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.
“Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel ndërkohë do të vazhdojë bisedimet me të gjithë udhëheqësit”, shtoi ai.
“Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e mori këtë vendim pas rritjes së rasteve me COVID-19 në shtetet anëtare”, theksoi në Twitter zëdhënësi i tij, Barend Leyts./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























