Ballina Bota

BERLIN – ”Bild”: Erdogan në vizitë zyrtare në Gjermani

BERLIN, 30 korrik  /ATSH-ANSA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Berlin në fund të shtatorit njoftoi gazeta më e shitur gjermane ”Bild” duke cituar burime pranë qeverisë në Ankara dhe Berlin.

“Zakonisht, takimet e kancelares i bëjmë të ditura një javë pëprara’’, sqaroi  zëdhënësja e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Përhapja e lajmit për një vizitë të mundshme, pas tensioneve të fundit midis Gjermanisë dhe Turqisë pas rastit  të tërheqjes së lojtarit me origjinë turke Ozil nga kombëtarja gjermane e futbollit, ka ngjallur reagime të shumta.

”Kurrë nuk jam bindur nga argumentimi se nuk duhet të flasim me partnerë të vështirë”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Kovaç: Neuer sërish kapiten i Bayernit
Artikulli tjetërSHBA – NYT paralajmëron Trump për lajmet e rreme