BERLIN – Kovaç: Neuer sërish kapiten i Bayernit

BERLIN, 30 korrik  /ATSH-DPA/ – Trajneri i ri i Bayern, Niko Kovaç, deklaroi se do ta mbajë portierin Manuel Neuer si kapiten të ekipit.

“Ne nuk do të ndryshojmë asgjë, që do të thotë se sulmuesi Thomas Mueller do të mbetet si zëvendës i Neuerit’’, theksoi Kovaç.

Kovaç vuri në dukje se Bayern kanë disa lojtarë, të gjithë të aftë për të marrë rolet kryesore.

‘’Arjen Robben, Franck Ribery, Mats Hummels dhe Jerome Boateng janë gjithashtu të gjithë kapitenë, madje edhe pa shiritin e kapitenit”, tha ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.