Ballina Bota

BM – Edhe Boris Johnson vaksinohet me AstraZeneca

LONDËR, 19 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili u shtrua në spital vitin e kaluar me një gjendje të rëndë të COVID-19, mori sot dozën e tij të parë të vaksinës antiCOVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca.

“Le ta bëjmë vaksinën”, shkroi Johnson në një postim në Twitter, së bashku me një foto të tij duke u vaksinuar.

“Vaksinimi është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për t’u kthyer në jetën që na mungon aq shumë”, shtoi ai.

Johnson, 56 vjeç, po përpiqet të sigurojë publikun se vaksina AstraZeneca është e sigurt pasi një numër vendesh në Europë dhe në botë, jo BM, pezulluan përdorimin e saj në fillim të kësaj jave për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.

Gjithashtu, edhe kryeministri francez Jean Castex u vaksinua me AstraZeneca sot, në një përpjekje të ngjashme për të rikthyer besimin ndaj vaksinës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“AstraZeneca, vaksinë e sigurtë”/ Drejtori i OBSH-së në Shqipëri: Vaksinimi bashkë me masat, përgjigje për pandeminë
Artikulli tjetërGjykata e Lartë me 7 anëtarë/ Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara