Ballina Aktualitet

Sondazhi/ Braçe: PS i mund të gjithë bashkë, bëhen bashkë dhe prapë humbin

TIRANË, 11 mars /ATSH/ “I mundim të gjithë bashkë! Bëhen bashkë dhe humbin prapë!”, deklaroi sot zv/kryeministri Erion Braçe, duke komentuar sondazhin e tretë të MRB të publikuar nga Euronews Albania.

“Por kujdes, çdo socialist, çdo qytetar që beson tek puna e bërë, vlerëson punën e jo llafet, duhet të kuptojë se, zgjedhjet nuk fitohen me sondazhe, me gojë e në televizor; zgjedhjet fitohen me votë, në qendër votimi dhe ditën e zgjedhjeve!”, tha Braçe.

Ndaj, shtoi ai, “nuk duhet të ndalemi tani pas këtij sondazhi; duhet të vijojmë betejën për të fituar çdo votues, kudo, deri ditën e zgjedhjeve e deri në votën e fundit!”

Shumica e shqiptarëve besojnë se Partia Socialiste do të dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Ky ishte rezultati i sondazhit të tretë kombëtar zgjedhor i kompanisë MRB për Euroneës Albania.

Të pyetur për besimin se kush do t’i fitojë zgjedhjet pavarësisht mënyrës si ata do të votojnë, qytetarët u përgjigjën, PS 49.3 %, PD 33.5 %, LSI 5.5 %, të tjera 0.2 %.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha thyen rregullat e Covid-19/ Veliaj: Hipja mbi Range Rover, karikatura më e madhe e Lulit
Artikulli tjetër“3 mijë testime në ditë”/ Manastirliu për shifrat e të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID: Më pak se mesatarja e vendeve europiane