TIRANË, 27 Korrik /ATSH/ -Rruga “Qyteza e Gajtanit” në qytetin e Shkodrës është në prag të mbylljes së punimeve.
Rrugës i është hedhur edhe shtresa e dytë e asfaltit, proces që përfundoi dje, bën të ditur Bashkia e Shkodrës, e cila ka publikuar edhe një video nga punimet në këtë rrugë.
“Qyteza e Gajtanit”, është një rrugë me gjatësi 390 ml dhe me një shtresë asfaltike 975 m2.
Si të gjitha investimet e tjera të Bashkisë së Shkodrës, është punuar për infrastrukturën nëntokësore si dhe për kanalizimet e ujit të pijshëm.
/gj.mima/





















