Ballina Bota

COVID-19 – Letonia vendos shtrirjen e kufizimeve të udhëtimit

RIGA, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Qeveria e Letonisë vendosi sot të zgjasë kufizimet e udhëtimit për hyrjen në vend për udhëtimet deri më 6 prill, për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Vetëm personat me një arsye të vlefshme dhe të cilët mund të paraqesin një test negativ të COVID-19 mund të hyjnë në vend.

Gjithashtu, ata duhet të regjistrohen dhe të vetëkarantinohen.

Rregullat u prezantuan pothuajse tre javë më parë dhe, fillimisht, skaduan më 25 shkurt.

Sidoqoftë, sipas raporteve të medias, ato nuk kanë pasur shumë efekt në numrin e udhëtarëve, sepse, për shkak të pandemisë, shumë pak njerëz kanë udhëtuar në vendin baltik./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBrataj: Masat antikovid efekte pozitive, ulje e lehtë e numrit të të infektuarve
Artikulli tjetërShqipëria U-17 nis seleksionimet, Bulku: Punojmë për t’i shërbyer të ardhmes së Kombëtares