Ballina Bota

BM- Johnson pritet të prezantojë planin për daljen nga lockdown

LONDER, 22 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të prezantojë një plan të ri për daljen e Britanisë së Madhe nga bllokimi aktual si pasojë e koronavirusit.

Johnson theksoi se dëshironte të largohet ngabllokimi në një mënyrë të kujdesshme por të pakthyeshme.

”Banorët e azileve të pleqve do të jenë në gjendje të kontaktojnë me vizitorët duke filluar nga 8 Marsi”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Shkollat ​​gjithashtu pritet të rihapen atë ditë.

Për të lehtësuar më tej, njerëzit nga dy familje duhet të jenë në gjendje të takohen jashtë dhe të marrin pjesë edhe në aktivitete sportive si golf e tenis. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritje pagash dhe kantiere ndërtimi në gjithë vendin/ Rama: Pavarësisht krizave reale dhe pengesave artificiale, kemi vazhduar të shkojmë përpara
Artikulli tjetërPërkujtohet aktori Minella Borova në ditën e lindjes