PARIS, 19 shkurt /ATSH-AFP/ – Prodhuesi francez i makinave ”Renault” regjistroi një humbje historike prej tetë miliardë eurosh gjatë vitit 2020, si pasojë e krizës së koronavirusit, njoftoi kompania në një komunikatë.
Grupi ka regjistruar në tremujorin e dytë të ardhura në rënie me 8,9% dhe 660 milionë euro humbje.
Por, kjo shifër mbetet negative si pasojë e shitjeve në rënie me -21,3% dhe rezultatet e partnerit të tij japonez ”Nissan”.
”Renault” ka regjistruar një rënie të shitjeve me 21,3% në një vit, me të paktën tre milionë makina të shitura në një treg automjetesh në rënie./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























