Ballina Bota

BRUKSEL – BE dënon sulmet e kryeministrit slloven kundër medias

BRUKSEL, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian dënoi sulmet e fundit të  kryeministrit slloven, Janez Jansa kundër gazetarëve, disa prej tyre korrespondentë në Bruksel.

“Ne nuk pranojmë fjalë fyese drejtuar gazetarëve dhe i dënojmë ato”, tha Eric Mamer, zëdhënësi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Jansa, përmes disa komenteve në Twitter, kishte sulmuar disa gazetarë, disa autorë artikujsh mbi hetimet mbi lirinë e shtypit në Slloveni, nën sulm nga qeveria e Jansas.

Jansa ka sulmuar në Twitter një gazetar nga Politico Europe, autor i një reportazhi të titulluar “Lufta e Sllovenisë ndaj medias”.

“Lili Bayer ishte udhëzuar të mos tregonte të vërtetën dhe kështu ka bërë”, shkruan Jansa.

“Ajo ka cituar burime anonime të ekstremit të majtë”, shkroi Kryeministri i cili në të kaluarën ka sulmuar mediet publike dhe private të vendit të tij.

“Kjo, për fat të keq, është Politico Europe, gënjen për të jetuar”, theksoi Jansa, vendi i të cilit në korrik do të marrë presidencën e radhës të BE-së./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“23 mijë mjekë do marrin vaksinën antikovid”/ Tomini: Objektivi, mbyllja e procesit të vaksinimit për 14 muaj
Artikulli tjetërKoduzi: Rama ka dështuar në vaksinimin e popullsisë në vend