TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata por njëkohësisht të acarta.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veri – verilindje 3-13 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do ketë erë intensive me shpejtësi deri në 22-25/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë. Në orët e mëngjesit do ketë prezencë ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -5/5 | Diell ngrica/acar |
| Kukës | -9/-1 | Diell ngrica/acar |
| Lezhë | -6/4 | Diell ngrica/acar |
| Dibër | -12/-3 | Diell ngrica/acar |
| Durrës | -3/5 | Diell ngrica/acar |
| Tiranë | -6/5 | Diell ngrica/acar |
| Elbasan | -8/2 | Diell ngrica/acar |
| Berat | -8/1 | Diell ngrica/acar |
| Vlorë | -3/3 | Diell ngrica/acar |
| Korcë | -12/-4 | Diell ngrica/acar |
| Gjirokastër | -9/2 | Diell ngrica/acar |
| Sarandë | -2/5 | Diell ngrica/acar |






















