Ballina Bota

COVID-19 – Gjermania parashikon mbylljen e kufijve

BERLIN, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Drejtuesit rajonalë në Gjermani nuk kanë përjashtuar sot një mbyllje të kufijve me Austrinë dhe Republikën Çeke, ku infektimet me variantin shumë ngjitës të koronavirusit rriten.

“Do të ishte e arsyeshme të përfshihej Tiroli dhe Republika Çeke në listën e territoreve shumë të prekura nga mutacionet e virusit. Sigurisht, kjo do të ndodhë”, deklaroi drejtuesi bavarez, Markus Soeder.

Një ditë më parë, ai kishte përmnedur një mbyllje të kufijve, në mungesë të masave nga ana e Pragës.

Në fund të janarit, Gjermania kishte ndaluar hyrjen në territorin e saj për udhëtarët që vinin nga vende shumë të prekura nga variantet e reja të COVID-19 si Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Brazili.

Kufizimet nuk përfshijnë gjermanët që jetojnë në këto vende, shtetasit e këtyre vendeve rezident në Gjermani, pasagjerët tranzit apo qarkullimi i mallrave.

Qeveria çeke njoftoi se kishte izoluar tre kantone, dy prej të cilëve në kufirin me Gjermaninë. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Merkel pranon reagimin e ngadaltë ndaj valës së dytë Covid-19
Artikulli tjetërBasha: TVSH për të gjithë operatorët e turizmit do të jetë 6 %