Ballina Bota

LONDËR – Ide për një referendum të dytë për Brexit

LONDËR, 25 korrik /ATSH-ANSA/ – ”The Independent”, gazetë historike britanike filoeuropiane, e publikuar vetëm online, hedh sot idenë e një fushate për një referendum të dytë për Brexit.

”Një votim i dytë popullor është si të ndryshosh pampersin e një bebeje, një punë e pisët, por e nevojshme”, shkruan gazeta.

Ideja e një referendumi të dytë, tashmë e mbështetur nga një platforma e aktivistëve proBE dhe nga Partita Liberaldemokrate, është kategorikisht përjashtuar nga qeveria konservatore e Theresa Mayt.

Ndërsa udhëheqësi laburist, Jeremy Corbyn është në favot të zgjedhjeve të parakohshme politike./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAksioni tatimor në sezonin turistik, uli evazionin fiskal dhe rriti të ardhurat e punësimin
Artikulli tjetërKampioni i botës kërkon të largohet nga “Barcelona”