Ballina Bota

BUDAPEST – Hungaria braktis paktin e OKB-së për migracionin

BUDAPEST, 25 korrik  /ATSH-ANSA/ – Hungaria ka braktisur paktin për migracionin të OKB-së, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto në një konferencë për shtyp.

‘’Pozicioni ynë është i papërshtatshëm me atë të OKB-së. OKB  mendon se migracioni është një fenomen për t’u nxitur në shumë mënyra dhe është një e drejtë themelore, ndërsa Hungaria mendon se është një kërcënim për botën dhe për Europën në veçanti”, tha ai.

Ministri ka konfirmuar se Hungaria do të largohet nga negociatat mbi marrëveshjen për emigracionin dhe do të votojë kundër, nëse mbledhja e OKB-së e vendos në votim.

“Është një gjë e panatyrshme që të ndihmohet ndryshimi i popullsisë mes kontinentesh dhe OKB-ja duhet të favorizojnë ndërprerjen e migracionit dhe të mos përqëndrohet vetëm mbi të drejtat e migrantëve”, theksoi Szijjarto./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSi duhet të sillemi me fëmijët të cilët i kërkojnë gjërat me të qarë
Artikulli tjetërShqiptarët e Luginës së Preshevës, përparësi e posaçme e Kuvendit