Ballina Bota

COVID-19 – Danimarka zgjat kufizimet e udhëtimit

KOPENHAGË, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Danimarka do të zgjasë kufizimet, që u kërkojnë udhëtarëve që hyjnë në vend, të paraqesin një arsye të mirë për udhëtimin e tyre dhe një test negativ COVID-19 të marrë në 24 orët e fundit, njoftoi sot Ministria e Transportit.

Shtyrja e masave do të zgjasë deri më 28 shkurt.

Ato janë pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të varianteve më ngjitëse të COVID-19 të zbuluar në BM dhe në Afrikën e Jugut.

“Ne duhet të mbajmë kufizimet aktuale në mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ministri i Transportit, Benny Engelbrecht.

Testi nuk është i nevojshëm për fluturimet nga Groenlanda dhe Ishujt Faroe, territoret autonome që janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.

Shtetasit danezë ende këshilloheshin të shmangnin të gjitha udhëtimet në vendet e huaja./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Google paguan gjobën 3,8 milionë dollarë pas akuzave për diskriminim
Artikulli tjetërVeliaj: Ata që sot vajtojnë për rininë, dje i dënuan me “Kristalin” e “Vitrinën”; fëmijët e tyre i shkollojnë jashtë