Ballina Bota

PARIS – Franca i kërkon Gjermanisë ndalimin e ndërtimit të ”Nord Stream 2”

PARIS, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Franca i ka kërkuar Gjermanisë të pezullojë gazsjellësin ”Nord Stream 2” me Rusinë, pasi trajtimi i disidentit rus të burgosur Alexei Navalny po shton presionin ndërkombëtar rreth projektit të diskutueshëm.

Në komentet për stacionin e radios ”France Inter”, ministri francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune argumentoi që projekti duhet të ndalet.

”Sanksionet ekzistuese kundër Rusisë për çështjen Navalny dhe kundërshtarëve të tjerë të Kremlinit nuk ishin të mjaftueshme”, argumentoi Beaune, duke shtuar se gazsjellësi përmes detit Baltik duhej të shihej si një mundësi shtesë.

“Ne gjithmonë kemi thënë se kemi dyshimet më të mëdha rreth këtij projekti”, tha ai.

Megjithatë, ai vuri në dukje se mbyllja e tubacionit do të ishte “një vendim për Gjermaninë”.

Franca është një nga disa vendet e BE-së që kundërshtojnë ”Nord Stream 2”, për të cilin kompania ruse e energjisë ”Gazprom”, investitori kryesor i projektit, thotë se tani është 94% e përfunduar.

Ai përbëhet nga dy tubacione, secili rreth 1 230 kilometra dhe pritet të transportojë 55 miliardë metra kub gaz natyror në vit nga Rusia në Gjermani. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFondet IPA nga programi vjetor 2019/ Xhaçka: U rialokuan duke u përqendruar plotësisht për mbështetje sociale
Artikulli tjetërTaksa Basha, eksperiment postkomunist i dështuar në të gjithë botën/ Bushati: Sukses vetëm në Rusi