Ballina Bota

RUSI – Mbi 1 000 të arrestuar pas protestave për lirimin e Navalnyt

MOSKË, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Policia ruse arrestoi sot në të paktën 35 qytete të vendit, mbi 1 000 aktivistë, të cilët morën pjesë në protestat për të kërkuar lirimin e Alexey Navalnyt, kundërshtarit dhe rivalit numër një të presidentit rus, Vladimir Putin, sipas njoftimit të organizatës joqeveritare,  OVD-Info.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime të tjera, me disa ndryshime në numrin e arrestimeve.

Protestat filluan në lindje të vendit, përfshirë qytetin e Vladivostokut.

Navalny, 44 vjeç, u arrestua më 17 janar, kur u kthye nga Gjermania, ku ai ishte shtruar në spital pas një përpjekje për helmim./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq/ARRSH: Akset rrugore kombëtare janë të kalueshme
Artikulli tjetërBasha: Programi ynë jo një paketë me premtime, por me angazhime