Ballina Flash

BE: WhatsApp të sqarojë politikat për ndarjen e të dhënave

BRUKSEL, 30 janar /ATSH-ANSA/ – WhatsApp do të ketë kohë deri më 15 maj për t’u dhënë përgjigje të qarta autoriteteve të BE-së për privatësinë mbi përditësimin e politikave për ndarjen e të dhënave me Facebook dhe për të informuar në mënyrë adekuate përdoruesit.

Javën e ardhshme komiteti i BE-së për privatësinë (EDPB) do të diskutojë çështjen e ngritur nga Garantuesi Italian i Privatësisë, i cili akuzoi WhatsApp për mungesë qartësie dhe transparence në mesazhet e dërguara përdoruesve, javët e fundit, për t’i informuar ata për lajmet mbi përpunimin e tyre të të dhënave.

Fillimisht, afati i fundit për marrjen e informacionit nga WhatsApp ishte caktuar për më 8 shkurt, ditën kur rregullat e reja të aplikacionit të mesazheve, në pronësi të Facebook, duhet të fillojnë të zbatohen.

Por, autoritetet e BE-së për privatësinë janë ende në dialog me rrjetin social dhe kanë vendosur të shtyjnë afatin. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZero korrupsion/ Përmes e-Albania janë bërë mbi 2 milion shërbime
Artikulli tjetërZero taksë për bizneset deri në 100 mijë USD/Masë që nuk e ka asnjë vend në rajon dhe në Europë