TIRANË, 30 janar/ATSH/ “Përmes sistemit të e-Albania janë dhënë 2 milionë e disa qindra mijëra shërbime për qytetarët, pra njerëzit nuk kanë shkuar gjëkundi për të pritur ne radhë, por i kanë marrë nga kompjuteri ose telefoni. Janë 2 milionë e disa qindra mijëra raste me korrupsion zero, bakshish zero, stres zero”.
Kështu deklaroi sot në Korçë, Kryeministri Edi Rama në takimin e organizuar me qytetarët.
“Ka një shprehje: ‘Kur është e djathta në pushtet njerëzit thonë që ka edhe më keq ndaj mos u qaj. Kur është e majta në pushtet njerëzit thonë ka edhe më mirë dhe mos u kënaq kurrë. Janë të pa imagjinueshme 7 vite më parë ne kishim 3 shërbime online sot kemi 900. Faktikisht 95% të shërbimeve të mundshme janë të gjitha komplet funksionale os enë prices funksionalizimi për tu bërë online dhe janë 5% që nuk bëhen dot online 100% sepse duhet prania fizike”.
“Ky është revolucion dhe heqje qafe e numri marramendës marrëdhënies njerëzore që prodhojnë korrupsion, zvarritje dhe stres. Për korrrupsionin që shkon përtej atij niveli mendoj që progresi është i vazhdueshëm dhe jo i mjaftueshëm. S’ka për të qenë i majftueshëm deri sa të kemi funksionalizimin e plotë të sistemit të drejtësisë”, – tha Rama.
/k.s/












