Ballina Flash

Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta, të hapura edhe të shtunën

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Ministria e Brendshme njoftoi qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe sot, datë 30 janar 2021.

Ministria e Brendshme fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.

MB rikujton se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

Gjithashtu, MB njofton qytetarët që kanë aplikuar përgjatë vitit 2019 dhe 2020 dhe nuk kanë mundur të tërheqin ID kartat, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, pasi afati për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre është shtyrë deri në fund të prillit 2021. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 6 mijë e 211 raste aktive me COVID-19
Artikulli tjetër“Me punë jo gjumë”/ Voskopoja transformim rrënjësor për të pritur turistët