Ballina Ekonomi

Nafta pa taksë për fermerët/ Braçe: E premtuan të gjithë, askush nuk e bëri, të gjithë gënjyen

TIRANË, 26 janar /ATSH/ Zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi sot se në Lushnjë dhe Divjakë, janë mbi 12 mijë bujq me nipt aktiv bujqësie që duhet të aplikojnë për naftën pa akcizë, pa taksë qarkullimi, pa TVSH, pa taksë karboni.

“Naftë për punën, për tokën, pa akcizë, pa taksë qarkullimi, pa TVSH, pa taksë karboni. 800 e kusur lekë më pak”, tha Braçe.

“E premtuan të gjithë, askush nuk e bëri, të gjithë gënjyen!”, theksoi Braçe.

“Llafe bëjnë të gjithë lart e poshtë, por punët i bëjmë ne”, tha Braçe.

“Në Lushnjë e Divjakë me Eltinorin dhe bujq nga e gjithë Myzeqeja për aplikimin. Nxitoni, janë mbi 12 mijë bujq me nipt aktiv bujqësie që duhet të aplikojnë! Ne jemi zemra e bujqësisë së Shqipërisë”, tha Braçe.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/5 mijë e 852 raste aktive me COVID-19
Artikulli tjetërEANA: Realiteti virtual dhe videot OTT e ardhmja e medias