Ballina Bota

HAVANA – Kuba njeh pronën private

HAVANA, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Parlamenti kuban miratoi projektkushtetutën e re, që njeh tregun dhe pronën private si pjesë të ekonomisë së tij, pa braktisur orientimin socialist.

Teksti i ri kushtetues u miratua me unanimitet gjatë një seance të jashtëzakonshme të Asamblesë Kombëtare.

Projektligji do të bëhet tashmë objekt i një debati popullor, nga 13 gushti deri më 15 nëntor.

Një referendum do të organizohet menjëherë më pas para miratimit përfundimtar.

“Ne jemi përballë një projekti që do të kontribuojë, pas referendumit popullor në riforcimin e unitetit të kubanëve rreth revolucionit”, deklaroi presidenti, Miguel Diaz-Canel, në përfundim të seancës parlamentare dyditore.

Diaz-Canel, i cili pasoi në pushtet Raul Castro më 19 prill, theksoi se, gjatë referendumit, çdo kuban do të mund të shprehë i lirë mendimet e tij dh të kontribuojë për një tekst kushtetues që reflekton të tashmen dhe të ardhmen e atdheut./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGati për eklipsin hënor më të gjatë të shekullit gjatë fundjavës
Artikulli tjetërPiluri, “Ballkoni i Jugut” me pamje të re