Ballina Ekonomi

Piluri, “Ballkoni i Jugut” me pamje të re

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ “Eja në Pilur të shijosh Himarën dhe Jonin”, shkruan kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro në një postim në rrjetin social “Facebook”, ndërsa prezanton risinë e punimeve që po kryhen në këtë zonë dhe faqen e re të një transformimi të bukur që do të ketë nga sot Piluri.

 

Investimet e Qeverisë Shqiptare po e shndërrojnë Pilurin, ose siç njihet ndryshe “Ballkoni i bregut”, vetëm 10 kilometra nga Himara e bukur, në një destinacion turistik nga më tërheqësit në Rivierën tonë.

“Bashkë me rehabilitimin e sheshit qendror të Pilurit dhe së shpejti edhe të shtëpive karakteristike, ku shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi-pritëse falë bashkëpunimit me qeverinë gjermane nëpërmjet GIZ-it, kjo rrugë do të hapë potenciale të reja zhvillimi ekonomik për banorët e këtij fshati të rrallë për nga bukuria”, shkruan Goro.

Tani e them me plot gojën, vijon ai dhe me gëzimin më të madh: “Eja në Pilur, të shijosh Himarën dhe Jonin!” e.xh/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAVANA – Kuba njeh pronën private
Artikulli tjetërStadiumi i Prishtinës merr emrin “Fadil Vokrri”