TIRANË, 13 janar/ATSH/ Krahas ndërhyrjeve të emergjencës si shkak i motit të keq në disa rrugë rurale, bashkia e Gjirokastrës po mirëmban segmentet e brendshme në qytet dhe fshatra.
Në njësinë administrative Cepo, është punuar për rehabilitimin e rrugës së fshatit Zenelaj, dëmtimi i së cilës ka qenë një problematikë e mbartur në vite për banorët.
Gjithashtu është ndërhyrë edhe për mirëmbajtjen e rrugëve të brendshme në fshatrat e njësive administrative Lunxhëri dhe Antigone.
Bashkia e Gjirokastrës po punon intensivisht për normalizimin e qarkullimit në rrugët rurale, ndërkohë që paralelisht po investon edhe rijetësimin e resurseve të traditës.
/m.m/j.p/r.e/





















