Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Bashkëpunim me të gjithë, për sa kohë respektohet sovraniteti ynë

ANKARA, 26 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se vendi i tij është i gatshëm të dialogojë dhe të bashkëpunojë me të gjithë, me kusht që të respektohen të drejtat dhe sovraniteti i Turqisë.

“Nuk ka asnjë problem, asnjë vështirësi të veçantë që ne nuk mund ta zgjidhim me Europën, SHBA-në, Rusinë, Kinën ose vendet e tjera të rajonit”, tha ai.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të bashkëpunojmë me të gjithë, me kusht që të respektojmë sovranitetin tonë, të drejtat tona dhe potencialin tonë”, shtoi presidenti turk.

Erdogan përsëriti thirrjen e tij për dialog me vendet e rajonit, por edhe me fuqitë e tjera botërore në mënyrë që të kapërcehen dallimet./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – CEBR: Kina, ekonomia më e madhe në botë pesë vjet para afatit
Artikulli tjetërVota e emigrantëve në zgjedhje/ KQZ kërkesë drejtorisë së Gjendjes Civile