Ballina Flash

Shkodër, plan masash për mbarëvajtjen e festave të fundvitit

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Plani i masave të marra për mbarëvajtjen e festave të fundvitit dhe garantimin e sigurisë për qarkun Shkodër në prag të ndërrimit të viteve ishte në qendër të një takimi të zhvilluar mes Prefektes së qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe  Drejtuesit të Policisë Vendore Shkodër Niko Brahimaj, së bashku me Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Paulin Çupi.
Prefektja Angoni tha se “duhet të monitorohen subjektet që tregtojnë fishekzjarrë dhe të ketë prani të shtuar të uniformave blu në akset kryesore të qytetit”.
Në takim, Prefektja Angoni nënvizoi, rëndësinë e zbatimit të masave të reja antiCovid që hyjnë në fuqi ditën e sotme ku do ndalohen aktivitetet e bareve, restoranteve dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 08:30-06:00.
Duke vlerësuar situatën në qarkun Shkodër, Prefektja Angoni dhe drejtuesit e Policisë, apeluan unanimisht, për zbatim të rregullave dhe detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet publike.
Në përmbyllje të takimit, Brahimaj garantoi se janë marrë masat për ruajtjen e qetësisë publike, nëpërmjet kontrollit të plotë nga ana e policisë./k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma e pronësisë/ Hyseni: Vullnet i fortë politik për të zgjidhur njëherë e mirë problematikën dhe për të mbajtur premtimin
Artikulli tjetërMbaroi studimet në Rumani dhe u kthye në atdhe/ Dr. Lili, një nga 1600 mjekët e familjes që po luajnë rol kyç në ndjekjen e pacientëve me COVID-19