Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/12/2020

BRUKSEL(Belgjikë) – Vazhdojnë diskutimet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së për një marrëveshje tregtare postBrexit.

LONDËR (Britani e Madhe) – Takim urgjent i qeverisë mbi mutacionin e ri të virusit dhe ndërprerjen e fluturimeve.

AMSTERDAM (Holandë) – Takim i Agjencisë Europiane të medikamenteve për autorizimin e vaksinës Pfizer/BioNTech.

MADRID (Spanjë) – Konferencë shtypi e autoriteteve mbi COVID-19.

MARSEJË (Francë) – Këshilli bashkiak i Marsejës që do të zgjedhë pasardhësin ose pasardhësesn e Michele Rubirola.

ITALI – Rikufizim për festat e fundvitit.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë shtypi e OBSH-së për COVID-19.

BERLIN (Gjermani) – Takim virtual i MAE për marrëveshjen bërthamore të Vjenës.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim ministror i nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore iraniane.

UASHINGTON (SHBA) – Joe Biden dhe bashkëshortja e tij vaksinohen kundër COVID-19.

LOS ANXHELES (SHBA) – 80-vjetori i vdekjes së romancierit amerikan, Francis Scott Fitzgerald.

MANAMA (Bahrein) – Vizitë e mbretit Abdallah II të Jordanisë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë 21 dhjetor 2020
Artikulli tjetërFOKUS – Edhe Amerika Latine ndalon fluturimet drejt dhe nga Britania e Madhe