BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Negociatori i Bashkimit Europian, Michel Barnier theksoi sot se diskutimet mes Brukselit dhe Londrës për marrëdhënien e tyre të ardhshme postBrexit ishin në një moment të së vërtetës dhe se kanë mbetur vetëm disa orë të dobishme që një marrëveshje të hyjë në fuqi më 1 janar.
“Ne jemi pranë momentit të së vërtetës. Na mbetet edhe shumë pak kohë, disa orë të dobishme në këto negociata nëse ne dëshirojmë që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi më 1 janar”, deklaroi francezi para Parlamentit Europian.
”Ne duam një marrëveshje, por nuk do të jetë një marrëveshje me çdo kusht, nuk e di se cili do të jetë rezultati i kësaj faze të fundit të negociatave. Ne po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje për peshkimin, por nuk jemi të sigurt se do ta bëjmë nëse askush nuk bën një hap përpara”, theksoi ai.
“Për këtë ne jemi gati për çdo skenar”, shtoi Barnier./ /ec/























