Ballina Flash

“Huawei” hap fabrikën e parë të prodhimit jashtë Kinës

PARIS, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ – Gjiganti kinez i telekomunikacionit “Huawei” do të hapë në Brumath, në Francën lindore, një vend prodhimi pajisjesh teknologjike për rrjetet mobile, fabrika e tij e parë e këtij lloji jashtë Kinës, njoftoi sot kompania në një deklaratë.

Fabrika, e cila do të përfaqësojë një investim minimal prej 200 milionë eurosh dhe do të punësojë fillimisht 300 persona, do të prodhojë pajisje që lidhen veçanërisht me teknologjinë 5G për të gjithë tregun europian.

“Me këtë fabrikë të vendosur në udhëkryqet e Europës, “Huawei” pasuron praninë e tij në kontinent, tashmë të fortë me 23 qendra R&D, më shumë se 100 universitete partnere, mbi 3 100 furnizues dhe një zinxhir efikas furnizimi”, sqaroi kompania kineze.

Ky njoftim vjen në një kontekst të vështirë për grupin kinez, në sfondin e një lufte tregtare midis SHBA-së dhe Kinës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – 3 918 raste infektimi dhe 85 të vdekur nga COVID-19
Artikulli tjetërVARSHAVË – Polonia vendos bllokimin e pjesshëm antiCOVID-19