Ballina Flash

Makinat më të kërkuara të Instagramit

MILANO, 26 nëntor /ATSH/ – Janë të gjitha janë luksoze, të fuqishme dhe të shtrenjta makinat më të klikuara në Instagram, sipas faqes së specializuar ”Click4reg Private Plates”, shkruhet në revistën ”Vanityfair”.

Në vendin e parë renditet një Porsche, pasuar me tre modele në renditje.

Revista prezantoi jo vetëm makinat më të njohura dhe më të shiturat, por ato më praktiket.

Të 15 makinat më të klikuara nxjerrin në pah dy elemente, e para se përdoruesit e rrjetit social preferojnë modele luksoze dhe e dyta ata mohojnë markat prestigjioze italiane, që nuk shfaqen aspak në këtë renditje.

Sipas kësaj parade hit, Porsche Panamera merr medaljen e artë në vendin e parë me 334 000 hashtags, pasuar nga BMW 7 Series dhe Rolls Royce Phantom.

Sidoqoftë, markat britanike fitojnë në numër duke vendosur 8 makina në renditje, të ndjekura nga markat gjermane me 5 modele./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadorja Kim takon kreun e Doganave: Bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin
Artikulli tjetërNis lagjja e re në Ndroq, do ndërtohen 74 shtëpi dhe do strehohen 350 banorë