Ambasadorja Kim takon kreun e Doganave: Bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim bëri të ditur se në takim me kreun e Doganave Shqiptare Gent Gazheli, u diskutua mbi rëndësinë e lehtësimit të procedurave për biznesin si dhe garantimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave dhe sigurimin e përgjegjësisë.

“U takuam me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, garantimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave dhe sigurimin e përgjegjësisë. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, deklaroi Kim./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.