Ballina Bota

SHBA – Biden: Jeta do t’i rikthehet normalitetit

UASHINGTON, 26 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden i premtoi popullit amerikan se do ta mposhtin koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se jeta do t’i rikthehej normalitetit.

Para “Ditës së Falënderimeve” Biden i dha mesazh uniteti popullit amerikan duke thënë se  “ne jemi në luftë me virusin dhe jo me njëri-tjetrin”.

“Pandemia i ka lodhur të gjithë dhe e ka ndarë vendin. E di që mund ta mposhtim këtë virus dhe do ta mposhtim. Ju premtoj se jeta do t’i rikthehet normalitetit”, tha Biden.

Për shkak të rasteve që janë rritur në shifra rekord, Biden ka paralajmëruar popullin amerikan që të mos udhëtojë gjatë periudhës së pushimeve që fillon me “Ditën e Falënderimeve” dhe me afrimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Gjermania zgjat kufizimet antiCOVID-19, Europa i lehtëson
Artikulli tjetërNjë vit nga tërmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona