MOSKË, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin e cilësoi homologun amerikan, Donald Trump si “kompetent” dhe “bashkëbisedues interesant”, pas samitit të Helsinkit.
“Ai është një person shumë kompetent, ai njeh çështjet, ai dëgjon dhe merr shënim argumentet”, deklaroi presidenti rus në një intervistë të dhënë për herë të parë stacionin publik rus pas një konference të përbashkët me Trump.
“Për disa çështje, ai i përmbahet mendimeve të tij”, shtoi ai duke cituar shembullin e vendimit të presidentit amerikan për t’u larguar nga marrëveshja për programin bërthamor iranian.
“Presidenti është një bashkëbisedues interesant”, shtoi Putin në përfundim të takimit prej dy orësh në Helsinki.
“Të gjithë mendojnë se është një biznesmen. Nuk mendoj se është e vërtetë sepse ai është tashmë një politikan”, theksoi Putin.
“Ai di të dëgjojë dhe di se çfarë presin zgjedhësit apo publiku nga ai, ai ka bërë një punë të mirë”, shtoi ai.
Presidenti rus theksoi se data e takimit të ardhshëm nuk ishte vendosur, por do të varet nga ngjarjet ndërkombëtare në Azi dhe gjatë samitit të G20-s në Argjentinë në nëntor./
/ec/ a.jor.






















