Ballina Flash

Trajneri Alban Bushi pozitiv me COVID-19

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Trajneri i ekipit Kombëtar U-21, Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë skuadrën në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit me tampon”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

FSHF bën të ditur se, kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.

Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Le Figaro”: Një e treta e njerëzve me mungesë nuhatjeje si pasojë e Covid-19 vuajnë nga depresioni
Artikulli tjetërKOMENT – Përballë rritjes së rasteve me COVID-19 spitalet amerikane nën presion